Kryesore Përpara nisjes drejt Hagës, Haradinaj jep një mesazh të fortë

Përpara nisjes drejt Hagës, Haradinaj jep një mesazh të fortë

Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj niset sot drejt Hagës, ku do të pyetet nga prokurorët e Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të UÇK-së.

Dje ai i njoftoi me anën e një letre krerët e shtetit për dorëheqjen, ndërsa data e zgjedhjeve te parakohshme po përflitet 8 shtatori. Kryeministri i dorëhequr nuk ka preferuar që të bëjë asnjë komente për mediet.

Një numër i madh deputetësh të partisë drejtuar prej tij, kanë qenë prezent në Aeroportin ‘Adem Jashari”, për ta takuar përpara se Haradinaj të niset drejt Hagës, ku dhe pritet të merret në pyetje.

“Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën! Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me SHBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë! RH”, shkruan Haradinaj përpara nisjes drej Hagës.