Aktualitet Përplasen 6 makina në Rrugën e Kombit

Përplasen 6 makina në Rrugën e Kombit

Gjashtë automjete janë përplasur në Rrugën e Kombit mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Blinisht.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime 2 persona, pa rrezik për jetën.

Shkak i aksidentit të shumëfishtë dyshohet të jenë bërë prezenca e ngricave në rrugë.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, ambualanca dhe zjarrfikësja.

Për shkak të përplasjes së mjeteve, qarkullimi në drejtim të Kukësit u bllokuar për rreth 1 orë duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike.