Katër persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin rrugor Fier-Lushnje mëngjesin e sotëm. Njëri nga mjetet, një Mercedes-Benz, ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës. Për pasojë drejtuesi i Benzit mbeti i plagosur.
Ndërsa 3 të plagosurit e tjerë udhëtonin me automjetin tip Opel.
Raportohet se gjendja e të plagosurve është e mirë dhe nuk janë në rrezik për jetën. Ata po marrin ndihmë mjekësore. Forcat e policisë shkuan që shkuan në vendngjarje nisën punë për zbardhjen e dinamikës.
Përplasja mes dy mjeteve ndodhi në kryqëzimin e Savrës, e konsideruar një njollë e zezë sa i përket aksidenteve rrugore në Lushnje.