Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit. Dy automjete janë përplasur në aksin Milot-Rrëshen, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur katër personale.
Për shkak të përplasjes së fortë, të aksidentuarit kanë mbetur të bllokuar brenda automjeteve.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga makinat. Ata janë dërguar në spital, dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.