Në fshatin Urakë, Prrenjas, shtetasja A. Laçka, duke drejtuar mjetin tip “Wolksvagen”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Q.Hana, 57 vjeçe, e cila ka humbur jetën.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.