Aktualitet Përplaset për vdekje këmbësori në Durrës, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Përplaset për vdekje këmbësori në Durrës, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës.

Sipas Policisë i moshuari ishte këmbësor, kur është aksidentuar nga një automjet tip ‘Benz’.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

“Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.