Një aksident mbrëmjen e djeshme në Elbasan ka qenë fatal për 24 vjeçarin me inicialet H.S. Ky i fundit ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë teksa udhëtonte me motor.
Makina e cila drejtohej nga një 55 vjeçar është përplasur edhe me një automjet tjetër. Shoferi është shpallur në kërkim nga policia pasi ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç dhe me motomjetin me drejtues shtetasin H. S., 24 vjeç. Pas përplasjes drejtuesi i automjetit shtetasi N.B është larguar nga vendi aksidentit dhe vijon puna intensive nga ana e policisë për kapjen e tij. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi H. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.