Aktualitet Përplasi për vdekje gruan në vijat e bardha, shoferi 23-vjeçar ishte edhe...

Përplasi për vdekje gruan në vijat e bardha, shoferi 23-vjeçar ishte edhe nën efektin e drogës

Policia ka informuar se Marjol Aliko, 23 vjeç, ishte nën efektin e lëndëve narkotike nga testet që u kryen pas aksidentit me vdekje që shkaktoi në Tiranë.

“Pas testimit me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. A., ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, njoftoi policia.

I riu përplasi për vdekje 75-vjeçaren Dituri Koprencka e cila po kalonte rrugën tek vijat e bardha. Aliko u fut me semafor të kuq dhe pas ngjarjes u largua. Ai u arrestua disa orë më pas.