Një 24-vjeçar ra në prangat e policisë pasi ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen. Policia e Durrësit njoftoi se ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Fushë-Krujë. Drejtuesi i mjetit M. A., 24 vjeç përplasi për vdekje këmbësorin H. S., 74 vjeç, banues në Kukës.
Blutë e Durrësit arrestuan edhe një 23-vjeçar, i cili po ashtu ka aksidentuar një këmbësor në Shën Vlash. 54-vjeçari i aksidentuar ndodhet në spital, ku po merr përkujdesje shëndetësore.
Të dy të rinjtë e arrestuar akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.