Autoritetet në Elbasan kanë bënë të mundur zbardhjen e një aksidenti rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 22 të këtij muaji.
Policia thotë se “si rezultat, nga shërbimet e Policisë u bë identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit N. K., 33 vjeç, banues në Papër, Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Nga veprimet hetimore, policia thotë se rezultoi se 33-vjeçari, më 22 shjetor në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, duke drejtuar automjetin tip “BMW X3”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin D. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, i cili ka qenë duke lëvizur me këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Automjeti tip “BMW X3” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.