Një 72-vjeçare ka humbur jetën gjatë paradites së sotme në Shkodër, pasi ajo u përplas nga një automjet.
Policia ka arrestuar shtetasen A.R. 53 vjeçe, drejtuese e automjetit që përplasi shtetasen 72-vjeçaren, e cila po lëvizte me biçikletë.
E moshuara ka humbur jetën në spital për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte marrë. Ndërsa policia po vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.