Një 22-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia e Tiranës. Autoritetet bëjnë me dije se 22-vjeçari me iniciale E. K. është arrestuar pasi mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje një 60-vjeçar.
Aksidenti fatal për të moshuarin ndodhi në Kamzë. Mësohet se i moshuari ishte duke kaluar rrugën dhe është përplasur nga makina që drejtohej nga i riu.
Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.