Policia e Fierit ka arrestuar autorin e aksidentit me pasojë vdekjen e një të moshuari 4 ditë më parë në aksin Fier-Vlorë.
Në pranga ka rënë shtetasi S. Ç., 58 vjeç, banues në Kraps, Fier.
Ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin Y. T., 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë. Pas aksidentit, shtetasi S. Ç. është larguar nga vendngjarja.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.