Samiti i ministrave të Mbrojtjes të Francës dhe Britanisë së Madhe që duhej të mbahej këtë javë në Londër u anulua. Ky vendim erdhi pas protestave në Paris mbi marrëveshjen midis Mbretërisë së Bashkuar, Australisë dhe Shteteve të Bashkuara për furnizimin e nëndetëseve me energji bërthamore (Aukus). Lajmi bëhet i ditur nga “The Guardian”.
Ministri britanik i mbrojtjes Ben Wallace dhe homologia e tij franceze Florence Parly duhej të mbanin një takim dypalësh në Londër dhe më pas të ndërhynin në Këshillin Franko-Britanik në prani të krerëve të forcave të armatosura të dy vendeve.
Bashkë-kryesuesi Peter Ricketts, ish-këshilltar i Sigurisë Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, konfirmoi se samiti ishte “shtyrë për një datë të mëvonshme”.