19-vjeçari italian i cili mbeti i lënduar nga përplasja e dy Jet Skive në detin e Velipojës, ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.
Nicola Loro u transportua në spital pas përplasjes, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Aksidenti ujor ndodhi sot pas mesdite rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.