Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët demokratë, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.
Ndërsa ka vendosur 5 ditë përjashtim për deputetët Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani.
Vendimi vjen pas kaosit të shkaktuar në Kuvend në seancën e 15 janarit, si dhe në përplasjen që deputetët Bardhi dhe Noka kanë pasur me kolegen e tyre demokrate, Flutura Açka.
Në mbledhjen e dy ditëve më parë të Komisionit të Medias, Bardhi dhe Noka i mbyllën mikrofonin me forcë koleges së tyre Flutura Açka për të mos lejuar vazhdimin e mbledhjes së këtij komisioni, si pjesë e aksionit të tyre opozitar për bllokimin e punës së Kuvendit.