Aktualitet Përplasja me armë në pedonalen e Shkodrës, burg për 4 të arrestuarit

Përplasja me armë në pedonalen e Shkodrës, burg për 4 të arrestuarit

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e “arrestit me burg” për katër të arrestuarit e plagosjes në Shkodër.

Si pasojë e përplasjes me armë mbrëmjen e së mërkurës në pedonalen e qytetit, mbeti e plagosur aksidentalisht një kalimtare.

Dy të rinj nga Durrësi, një nga Maqedonia dhe një nga Shkodra mbërritën mëngjesin e së dielës në gjykatë.

Ata janë Liridon Lushi, Arxhend Rexha, Ension Buraku dhe Riad Xheladini.

Sipas policisë, motivi i përplasjes është një konflikt i hershëm mes të rinjve.