Gazetari Xhevahir Zhabina u shpreh për Euronews Albania se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka mbështetjen e ambasadores amerikane Yuri Kim.
Gazetari nënvizoi se Gledis Nano ka bërë edhe një kurs të FBI-së në SHBA dhe nuk është aq e lehtë që t’i kërkohet atij dorëheqja.
“Gledis Nano përfaqëson edhe një interes diplomatik. Ai ka një mbështetje të ambasadores amerikane, e cila e përshëndetur, mbështetur. Ai ka bërë edhe një kurs të FBI-së në SHBA, në një farë mënyrë e ka një mbështetje diplomatike. Nuk po themi që aq kollaj që t’i kërkohet dorëheqja Gledis Nanos”, u shpreh gazetari.
Gazetari tha më tej se ka një krisje të marrëdhënieve mes Nanos dhe ministrit Çuçi.
“Nuk do të ndodhë tani. Burimet na kanë thënë që i është kërkuar të japë dorëheqjen. Ka një krisje të marrëdhënieve mes tyre. Ka një krisje të marrëdhënieve mes tij dhe ministrit Çuçi”, tha gazetari.