Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë replikuar nëpërmjet rrjeteve sociale këtë të diel.
Deklaratave të Bashës për propagandë pas tërmetit, pandemisë dhe përmbytjeve, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur përmes një postimi në rrjetet sociale.
Rama thotë se qytetarët e dinë se çfarë ka bërë qeveria pas tërmetit, pas pandemisë dhe pas përmbytjeve. Ndryshe sipas kreut të qeverisë ka vepruar qeveria paraardhëse, ku Rama thotë se njerëzit ishin të detyruar që të linin shtëpitë prej përmbytjeve.
Në fund, Rama e mbyll duke thënë se nuk ka asnjë njeri normal sado i pakënaqur qoftë me qeverinë që t’i besojë Bashës të ardhmen e Shqipërisë.
“Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina! Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë”, shkruan Rama.
Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s'ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s'ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!
— Edi Rama (@ediramaal) February 14, 2021
Ndërkohë i menjëhershëm ishte reagimi i Bashës, i cili shkroi në Twitter se Shqipëria ka ngecur në vend me Edi Rama. Postimin e tij e shoqëron me një video nga mbrëmja e së shtunës ku një ambulancë ka ngecur në mes të rrugës për shkak të motit të keq.
“Edi proparama! Të gjithë e dinë që me ty Shqipëria ka ngecur në vend. Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta. Me 25 Prill ti humb dhe Shqipëria fiton”, tha Basha.
Edi proparama! Të gjithë e dinë që me ty Shqipëria ka ngecur në vend.
Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta. Me 25 Prill ti humb dhe Shqipëria fiton! pic.twitter.com/Rq9pkFMTGF— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 14, 2021