Ka mjaftuar vetëm një fjali-akuzë e gazetarit Baton Haxhiu se “në 2004-ën Sali Berisha ka pranuar në Stamboll se Kosova nuk ka të ardhme pa u shkëputur nga Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani” që mes të dyve të shpërthejnë akuzat.
Pas kësaj deklarate reagoi menjëherë Berisha në Facebook duke mos i kursyer akzuat për gazetarin nga Prishtina.
“Duke ndjekur ”Opinion”!
Sqarim: Miq, sonte argati in chef, Baton Stanishiq deklaroi ne “Opinion” se une paskam deklaruar ne vitin 2004 se Kosova kurrë nuk behet e pavarur po nuk shpetoi ne Liposaviqi, Zubin Patoku dhe Zveçani. Me këtë rast informoj opinionin se:
-1 Unë kam kundërshtuar qe nga viti 1991 gjer sot me qindra here ndarjen e Kosovës.
-2 Unë konsideroj ne çdo aspekt Liposaviqin, Zubin Patokun, Zveçanin troje shqiptare pavarësisht se kush i banon aktualisht ato.
3- Ndryshimi i kufijve te Kosoves eshte absolutisht vetem skenar i Serbise se Madhe dhe ky është misioni i argatëve shqipfolës albanofob ne Prishtine dhe Tirane Ky trillim i argatit in chef është shpifja e fundit e Beogradit!” – shkruan Berisha.
Pasi ky koment u lexua në studio, gazetari Baton Haxhiu tha se kjo ishte një akuzë e rëndë që nuk mund ta bëjë një person që ka pasur në dorë fatet e vendit