Tre të plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri që tronditën qytetin belg të Antwerp, pasditen e kësaj të mërkure.
Ngjarja u regjistrua në një apartament në lagjen Jesus, në zemër të qytetit belg, pranë urë Kipdorp & Sint-Jacobsmarkt.
Mësohet se protagonist ka qenë një grup shqiptarësh, ku tre prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Policia belge ka arrestuar 4 persona që akuzohen për ngjarjen, ndër të cilët 3 ishin shqiptarët e plagosur.
Të gjithë të ndaluarit janë të moshës 23 deri në 38 vjeç, por ende nuk janë publikuar identitetet e tyre.
Wouter Bruyns, zëdhënës i policisë lokale konfirmoni se katër të dyshuar janë arrestuar. “Tre prej tyre janë të plagosur, dy prej të cilëve janë në rrezik për jetën”, tha ai për mediat vendase.
Rrethanat e të shtënave janë ende të paqarta, por sipas dëshmitarit Leno, i cili drejton një dyqan tatuazhesh, papritmas u dëgjuan tre të shtëna në një nga apartamentet sipër.
“Doja të dilja jashtë kur një burrë hyri papritur në biznesin tim dhe bërtiti: ‘Telefononi ambulancën’. Në korridor kishte gjurmë gjaku. Shërbimet e urgjencës mbërritën shumë shpejt dhe gjetën një të plagosur në një banesë. Njësia e zjarrfikësve u thirr për ta nxjerrë burrin nga banesa me një ashensor me shkallë”, tha dëshmitari.
Pak më vonë, shërbimet e urgjencës morën një telefonatë nga parkimi i makinave Meir/Opera në Sint-Jacobsmarkt. Pranë një automjeti ndodheshin dy persona të plagosur me armë zjarri, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë aktualisht.
Policia ka mundur të arrestojë një person të katërt që ndodhej pranë parkingut ku u gjetën të plagosurit, por që vetë nuk kishte pësuar lëndime.
Ndërtesa në rrugën Jesus ku ka ndodhur ngjarja njihet si rezidencë për evropianolindorët, kryesisht shqiptarë dhe bullgarë. Pak vite më parë, në rrugën Jesus u kap një bandë shqiptare droge që furnizonte qendrën e qytetit me kokainë.