Kryesore Përplasje mes ambasadores Yuri Kim dhe Presidentit Meta

Përplasje mes ambasadores Yuri Kim dhe Presidentit Meta

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe Presidenti Ilir Meta janë përplasur sonte në distancë.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka cilësuar të “papranueshme” deklaratën e Presidentit Ilir Meta, i cili para dy ditësh ftoi qytetarët që të mprehin sfurqet dhe sëpatat në mbrojtje të votës.

“E papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin sfurqet në 25 Prill nëse nuk pëlqejnë rezultatin e zgjedhjeve. Këto kërcënime duhen dënuar. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për fjalët dhe veprimet e tyre. Mjaft më”, shkruan Yuri Kim në Tëitter.

Menjëherë reagoi edhe Presidenti Ilir Meta, i ftuar në “Syri TV”.

“Meqë më dërgoi “live” sms, i them Ambasadores Amerikane mos e mbështet më Edi Ramën. Meqë jam transparent, po ju them edhe një fakt që Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së, që të pranoj unë Adrian Dvoranin. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës”.

“E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme. Ajo më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar të mos e publikoj një letër për Dvoranin dhe që ta emëronin atë sërish në KED dhe më tha që “dimë disa gjëra për ty”.

Unë kam dalë menjëherë dhe e kam nxjerrë letrën dhe i kam thënë asaj që të nxjerrë çfarë ka për mua. Ia kam thënë qartë. Zonjë je këtu për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo të Serbisë me Amerikën. Mos vazhdo të mbështesësh Edi Ramën”, sulmoi Meta ambasadoren amerikane.