Sport Përplasje mes tifozëve pas ndeshjes Tirana-Zrinjski, plagoset një efektiv policie

Përplasje mes tifozëve pas ndeshjes Tirana-Zrinjski, plagoset një efektiv policie

Pas ndeshjes Tirana-Zrinjski ka pasur një përplasje mes tifozëve jashtë ambienteve të stadiumit “Air Albania”. Shkak janë bërë tifozët boshnjakë. Përplasja ka nisur pas ndeshjes në të cilën Tirana humbi me rezultatin 1 me 0.

Tifozët boshnjakë kanë hedhur flakadanë dhe sende të tjera të forta në drejtim të policisë.

Për pasojë gjatë ndërhyrjes ka mbetur i plagosur një efektiv i policisë. Po ashtu mësohet se disa prej tifozëve kanë mbetur gjithashtu të plagosur dhe janë dërguar në spital. Disa të tjerë janë shoqëruar në komisariatin e policisë.

Ndeshja ishte e vlefshme në turin e dytë të Conference League.