Një përplasje e paprecedentë ka ndodhur këtë të shtunë mes deputetes Rudina Hajdari dhe Presidencës.
E bija e të ndjerit Azem, e cila nuk pranoi të djegë mandatin e u shndërrua në “lidere” e opozitës së re në parlament, ka kapur detajin e takimit Meta-Vasili, duke komentuar kështu: “Sa turp! Presidenti jonë takohet me nënkryetarin e LSI-së dhe ish nëpunësin e tij se nuk takon dot gruan e tij si kryetare e LSI-së, ndërkohë nuk ka bërë asnjë tentativë për tu takuar me asnjë deputet të opozitës brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe pretendon se është i paanshëm”.
Dhe nga Presidenca i ka ardhur një reagim edhe i natyrës politike.
“I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton ‘heshtjen zgjedhore’ të partisë së saj të re që shkon nesër në votime.
Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t’i kalojë mami vettingun”, shkruan zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.