Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero përsëriti thirrjen drejtuar Athinës që të mos e pengojë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë për në Bashkimin Europian për çështjen Beleri.
Sipas Pisoneros, mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të ndikojnë në procesin e zgjerimit.
Pisonero i ritheksoi këto qëndrime në një konferencë për shtyp kur u pyet, në mënyrë indirekte, për burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe nëse Komisioni e sheh atë si një çështje dypalëshe apo që duhet të shqetësojë edhe BE-në.
Pisonero nuk pranoi të komentojë çështjen “Beleri”, duke thënë se komisioni nuk komenton çështjet gjyqësore në hetim.