Një granatë e vjetër ka shpërthyer mesditën e sotme në fshatin Kakavec, Bashkia Përrenjas.
Për pasojë, u plagos një burrë i identifikuar si O. E., dhe 2 gratë të identifikuara si Y. B. dhe D. B, të cilët ishin duke punuar tokën me bel.
Ata janë dëmtuar në gjymtyrët e poshtme dhe janë transportuar menjëherë në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.
Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.