Një histori dashurie politike u zhvillua të martën në mbrëmje, teksa Taylor Swift i ‘plotësoi ëndrrën’ Kamala Harris duke e mbështetur atë si kandidate për presidente.
Menjëherë pas debatit presidencial mes dy kandidatëve (Donald Trump dhe Kamala Harris) për zgjedhjet e 5 Nëntorit në SHBA, në një postim në Instagram, Swift e quajti Harris një “lidere të talentuar”.
Artistja me famë botërore e di shumë mirë se miratimi i saj, i postuar për më shumë se 284 milionë njerëz që e ndjekin në rrjetin social, mund të bëjë diferencën në zgjedhje.