Kur mendoni për shenjën e dytë të Zodiakut, Demin, cili është mendimi i parë që ju vjen ndër mend? Me siguri, kokëfortësia e tyre. POR a është besueshmëria e tyre dhe përkushtimi ndaj atyre që janë pranë tyre, apo natyra e tyre praktike që ju sjell përsëri në tokë kur bëheni shumë jorealistë?
Përkundër cilësive të tyre negative, Demi me të vërtetë është një nga partnerët më të mirë të zodiakut. Këtu janë 4 arsye të tjera pse një femër e lindur nën shenjën e Demit do t’ju dojë si askush tjetër.
Ato janë besnike
Demi nuk njihet si shenjë mashtruese. Të lindura nën shenjën e dytë të zodiakut janë besnike. Ato do t’ju qëndrojnë pranë në momentet tuaja të vështira e nuk do të bëjnë asgjë për t’ju lënduar qëllimisht.
Ato duan t’ju ndihmojnë të rriteni
Kur një femër Dem është e dashuruar me ju, ato duan të bëjnë gjithçka që munden për t’ju ndihmuar të rriteni! E kur themi këtë nënkuptojmë jo vetëm si njerëz, e profesionalisht, por dëshirën e tyre për t’ju parë gjithmonë më mirë. Ato duan t’ju ndihmojnë të ndryshoni gjërat rreth vetes që dëshironi.
Ato pëlqejnë marrëdhëniet kuptimplota
Kjo është gjëja më e rëndësishme për to. Ata nuk bëjnë lojra e nuk pëlqejnë aventurat e momentit. Ato janë në kërkim të marrëdhënieve të thella, romantike e jetëgjate.
Një grua Dem është kokëfortë dhe do të luftojë për ju
Ky tipar i karakterit është i fortë, dhe ndërkohë që mund të duket paksa negativ, në të vërtetë mund të jetë një gjë e mirë. Demi është kokëfortë sepse ajo është e pasionuar për gjithçka që ndjen dhe beson në jetë.