Më 19 shkurt deri më 20 mars jemi zyrtarisht në sezonin e peshqve, shenjës më intuitive të zodiakut!
Pas Demit, Peshqit janë shenja e dytë më posesive e horoskopit.
Edhe pse nuk lënë asgjë për të dyshuar në pamje të parë, janë manipulativë, posesivë dhe provokues të lindur. Do të jenë të hutuar, do të mbajnë mëri, do të sillen shumë mirë dhe ju nuk do arrini të kuptoni pse një peshk është i lumtur apo i trishtuar! Nuk ka një arsye, por 4 të tilla se përse peshqit nën drejtimin e Neptunit janë aq të “çuditshëm”.
Ata janë ëndërrimtarë
Sado të përpiqeni t’i sillni me këmbë në tokë, kjo është shenja ëndërrimtare dhe kokëfortë e zodiakut. Ata nuk janë rebelë, thjesht kanë një botëkuptim ndryshe nga shumica. Janë njerëz që depërtojnë thellë në rrjedhën e ngjarjeve dhe fillojnë të mendojnë se çdo gjë është shenjë e universit.
Ndryshojnë si kameleonë
Peshqit do të ndryshojnë energjinë e tyre për t’u përputhur me të tjerët. Nga njëra anë, kjo i bën ata shumë të shoqërueshëm , nga ana tjetër njerëzit mund të mendojnë se janë njerëz të lehtë. Nuk do i njohësh me të vërtetë , nëse nuk mund të arrini të kuptoni cilat janë mendimet e tyre derisa të jenë vetëm.
Janë gjithmonë në kërkim të eksperiencave të reja
Vetëm kur ju të mendoni se gjërat po stabilizohen, peshku do të paketojë valixhen për t’u larguar, vetëm sepse ashtu i lindi një ide. Peshqit nuk qëndrojnë në asnjë vend për shumë kohë. Ata kërkojnë ndryshim, pasi rutina i mbyt.
Ata nuk kuptojnë veten
Shenja më e zonja për të kuptuar të tjerët, nuk kupton dot veten. Ndërsa ata ëndërrojnë, ndryshojnë energji dhe kërkojnë përvoja të reja, mos harroni se janë dhe në kërkim të vetes. Ata nuk lëndojnë asnjeri, thjesht duan ta jetojnë jetën në maksimum.
Tre gjërat që duhet të dini nëse bashkëshorti/ja juaj i përket shenjës së peshqve
Si është femra që i përket kësaj shenje:
Të ëmbla, të ndjeshme, pasionante! Këto janë fjalët që përshkruajnë mësë miri një peshk. Kush është në një lidhje me këtë shenjë është me fat sepse gjithmonë do të ndihet mirë dhe i vlerësuar ! Në fund të fundit këtë bëjnë peshqit. Ju bëjnë të ndiheni mirë me veten për atë çka jeni.
Çfarë e bën të lumtur një mashkull peshk:
Ajo që të duhet për ta bërë për vete, është: të jesh e pavarur, e lumtur, e fortë, energjik edhe ta mahnitësh. Duhet të dish se atij i i pëlqen të të mbyllë në një kafaz të artë, por mos e lejo, se po e arriti qëllimin, e humbet menjëherë interesin. Peshku është shumë i aftë me fjalët. Do të të magjepsë. Është i mirë edhe në vepra. Do të të verbojë. E humbet shumë lehtë entuziazmin, prandaj nevojitesh ti, që ta mbash gjallë.
Pikat e forta si nënë: imagjinata e zhvilluar, mirësia dhe dhembshuria
Pikat e dobëta si nënë paqëndrueshmëria, ndjenja e fajit
Stili prindëror: Një mama sirenë! Mamaja peshqit është një sirenë lozonjare, por me këmbë në tokë. Investon shumë në familje dhe i pëlqen të krijojë një strehë sa më të ngrohtë për fëmijët e saj.