Bota Përse të gjithë po tallen me këtë video të Vuçiç?

Përse të gjithë po tallen me këtë video të Vuçiç?

Një tundje dore false e presidentit serb Aleksandër Vuccicc është bërë dhe objekt talljeje nga disa media.

Vuçiç përshëndeste nga dritarja e një treni njerëz… që nuk ekzistonin.

“Videoja e presidentit serb u bë virale pasi ai u pa duke bërë me dorë turmave… që nuk ekzistonin”, shkruan The Independent.

“Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri hungarez Viktor Orban përuruan hapjen e linjës hekurudhore Beograd-Budapest. Ata hipën në një nga trenat e rinj dhe përshëndesnin njerëzit me njerëzve përmes dritares, por me kalimin e kohës pamja ndryshoi. Megjithatë, Vuçiç vazhdonte të tundte dorën pa u lodhur”.

Ndërkohë, ja si zgjodhi një televizion ta raportonte rastin, duke e shoqëruar me tallje, pasi siç u tha, kjo nuk është e para herë që e bën këtë gjë.