Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zgjedhur që këtë të diel ta kalojë në qytetin e Durrësit. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në një postim të shpërndarë në “Facebook”.
Në një foto të publikuar, Haradinaj ka takuar edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ai shprehet se biseda e tyre u përqëndrua në aktualitetin politik të dy shteteve.
“Përsëri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona. U gëzova, po ashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar”, shkruan Haradinaj.