Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 46-vjecare, pasi e kishte përshtatur lokalin për shitjen e drogave të forta.
Policia thotë se është arrestuar në flagrancë 46-vjeçarja A. S., banuese në Durrës.
Gjatë kontrolleve të ushtruar nga shërbimet e Policisë, ndaj 46-vjeçares dhe në lokal, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.