Gjatë gjithë jetës sonë mundohemi që t’i fshehim emocionet tona, sepse kemi dëgjuar se të qash është një shenjë dobësie dhe madje është turp.
Pavarësisht se të qarit është mënyra më natyrale se si trupi i njeriut i përgjigjet emocioneve të forta si dhimbje, trishtim, por edhe gëzim.
Me kalimin e kohës mësojmë ti menaxhojmë emocionet. Por ka edhe persona që nuk arrijnë t’i përmbajnë emocionet dhe shpërthejnë në lot, edhe kur janë në teatër, apo në kinema duke parë një film.
Këta persona janë konsideruar si persona të dobët dhe jo të fortë, por në fakt është vërtetuar se nuk është kështu. Sipas një studimi të botuar në Itali, ky grup personash janë të fortë, sepse shprehen si duan dhe dinë të ndajnë dhimbjen dhe gëzimin me të tjerët, duke i mposhtur komplekset.