Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi vidhte makina dhe i shiste nëpërmjet kontratave false.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit ‘Mekanizmi’ në pranga ka rënë shtetasi E. Rr. I cili akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i 38-vjeçarit, shtetasi B. B., 35 vjeç.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përvetësonin me anë të mashtrimit, automjete të shtetasve të ndryshëm, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale të falsifikuara.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet i përvetësuar me anë të mashtrimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.