Aktualitet Përvetësuan mbi 2 mln lekë nga vjelja e gjobave, Gjykata e Kukësit...

Përvetësuan mbi 2 mln lekë nga vjelja e gjobave, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë

Në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar Urdhërin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ndaj 22 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”.

Nga hetimet disa mujore me metoda speciale nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore i abuzimit të punonjësve të policisë së qarkullimin rrugor, në rastet e konstatimit të shkeljeve nga ana e drejtuesve të mjeteve me targa të huaja.

Duke keqpërdorur aksesin në sistemet dhe databazat e Policisë së Shtetit, punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë.

Konkretisht, u ekzekutuan vendimet për masat e sigurimit personal:

– “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar K.M., 43 vjeç, me detyrë Specialist i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Shkodër, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

– “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor B.S., 47 vjeç , me detyrë Trupë Shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Punonjësi i policisë është shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

– “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor G.GJ., 42 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

– “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë A.SH., 36 vjeç, Trupë Shërbimi në Seksionin Operacional për Sigurinë Rrugore në Grupin e Pajisjeve Speciale, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

– “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor N.P., 53 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

– “Arrest me burg” ndaj ish – punonjësit të policisë Inspektor A.H., 35 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

– “Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Inspektor M.B., 49 vjeç me detyrë specialist i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

– “Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë K.GJ., 52 vjeç me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

– “Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Inspektor G.K., 37 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

– “Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Inspektor A.B., 32 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

– “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit të policisë Komisar G.D., 47 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

– “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar SH.GJ., 40 vjeç, me detyrë specialist shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim të detyrës”.

– “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar A.P., 54 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në Seksionin e Parandalimeve dhe Sigurisë në Trafikun Urban në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

– “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit tëpolicisë N/Komisar A.N., 49 vjeç, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

– “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Z.A., 55 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

– “Detyrim paraqitje” ndaj ish – punonjësit të policisë Inspektor F.XH., 28 vjeç, në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

– “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor I.P., 43 vjeç, me detyrë trupë shërbimi operacionale F.P. Shqiponja në DVP Kukës, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

– “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor GJ.T., me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

– “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor GJ.L., 53 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”

– “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor F.A., 51 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

– “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor B.Ç., 50 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

– “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor A.T., 43 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave. i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon hetimet e thelluara për përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë rast abuzimi.