Atalanta mori një fitore të rëndësishme ndaj Fiorentinës, me rezultatin 3-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e katër në Serinë A.
Një ndeshje spektakolare, kryesisht në pjesën e parë, ku u shënuan të pestë golat e sfidës.
Quarta kaloi Fiorentinën në avantazh në minutën e 15-të, por vetëm 6 minuta më vonë, Retegui barazoi shifrat. Miqtë kaluan sërish në avantazh në minutën e 32-të, me autor Kean, por edhe këtë herë, nuk e ruajtën dot epërsinë.
Vendasit barazuan me De Ketelaere në minutën e 45-të, ndërsa vetëm 1 minutë me vonë, Lookman përmbysi rezultatin në favor të Atalantës.
Pjesa e dytë, ishte më e qetë dhe me raste të pakta për shënim, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.
Me këtë fitore, Atalanta mban vendin e tetë me 6 pikë, ndërsa Fiorentina renditet në vendin e 14-të me vetëm 3 pikë të grumbulluara.
Ndeshja tjetër, mes Torinos dhe Lecce-s, u mbyll në barazim pa gola.