Koronavirusi është bërë shkak për mbylljen e shërbimit epidemiologjik në Durrës.
Mësohet se pesë punonjës aty kanë rezultuar pozitivë.
Ata janë të karantinuar në shtëpi, ndërsa punonjësit e tjerë janë njoftuar me mesazh mëngjesin e kësaj të marte që të mos paraqiten në punë.
Atyre do tu merret tamponi për të parë nëse janë të infektuar apo jo.