Rastet e reja me COVID-19 vijojnë të jenë në rënie në vendin tonë, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 5 persona pozitivë me virusin, ndërsa një qytetar ka humbur jetën.
Rastet e reja- Janë kryer 2103 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare, 63 vjeç nga Saranda. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Situata në spitale- Aktualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,702 që nga fillimi i epidemisë.