Horoskopi Pesë shenjat e horoskopit që mendojnë edhe në gjumë

Pesë shenjat e horoskopit që mendojnë edhe në gjumë

Dashi

Një Dash nuk rri dot asnjë moment pa bërë diçka. Dhe kur nuk ka asnjë veprim për të bërë, është aty mendimi që vërtiten në kokën e tij. Mendon, mendon dhe mendon…

Binjakët

Vdes të mësojë gjëra të reja. Në kokë ka njëmijë ide dhe bëhet shpesh nervoz sepse s’mund t’i kryejë të gjitha. Shumicën e kohës është i mahnitur nga mendimet e veta dhe koka e tij nuk pushon kurrë së menduari.

Peshorja

Është një njeri i qetë, por ka një nervozizëm të fshehur që shpërthen herë pas here si një vullkan. Miliona ide i kalojnë në kokë. Do paqen, ekuilibrin dhe zakonisht këto mendime i vërtiten vazhdimisht. Është njeri i pavendosur që mund të ndryshojë 1 mijë herë mendje para se të marrë një vendim përfundimtar.

Ujori

Është një nga njerëzit më të pavarur të horoskopit dhe shumicën e kohës e shikon vetëm. Ndaj mendja e tij mendon me të njëqindën në sekondë.

Peshqit

Ka shumë kreativitet, aq sa duket sikur i përket një planeti tjetër. Është jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe i zhytur në ide për t’u zhvilluar vazhdimisht.