Kryesore Pesë viktima dhe rekord rastesh të reja me COVID

Pesë viktima dhe rekord rastesh të reja me COVID

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, 5 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, çka e çon në 434 numrin total të viktimave të pandemisë në vendin tonë.

“E kanë humbur betejën me COVID-19, një 59-vjeçare nga Elbasani, një 79-vjeçare nga Vlora, një 87-vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç”.

Ndërsa nga kryerja e 1351 testimeve kanë rezultuar pozitivë 203 qytetarë të prekur.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

Ndërkohë, janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se nga data 15 Tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.