Pesë persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, ndërkohë që 793 qytetarë janë infektuar nga 3656 testime të kryera.
Pacientët që ndërruan jetë ishin nga Tirana dhe Durrësi, 64 deri 87 vjeç.
Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme me 133 persona të shtruar, 16 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.
Lajmi i mirë është ulja e rasteve aktive, ku aktualisht numërohen rreth 14 mijë persona të infektuar.