Studentët e Mjekësisë paralajmërojnë protestë kundër vendimit të qeverisë që i ndalon të diplomohen nëse nuk shërbejnë për pesë vite në Shqipëri.
Protesta e tyre është parashikuar të mbahet në orën 10:00 pranë fakultetit të Mjekësisë.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se studentët që do të nisin studimet në universitetin e Mjekësisë do të nënshkruajnë kushtet e paracaktuara. Studentët e vitit të para do të jenë të detyruar të punojnë 5 vite në Shqipëri, studentët nga viti i dytë në të katërtin 3 vite, ndërsa studentët nga viti i katërt në të gjashtin 2 vite.