“Kështu jeton Schumacher sot”! Me këtë titull, kopertina e prestigjiozes “Bild” rindez shpresat e lexuesve të saj për një rifillim të mundshëm të kampionit të Formula 1, pesë vjet nga incidenti i tmerrshëm në pistën e skive në Meribel në Francë dhe vetëm pak ditë në prag të 50-vjetorit të tij të lindjes.
Rreth 10 “ekspertë të rehabilitimit” – përfshirë fizioterapistët, infermierët dhe kujdestarët – ndihmojnë familjen Schumacher për të asistuar Michael.
Në pesë vitet e fundit, zyra e vjetër e Schumit është shndërruar në një dhomë spitalore super të pajisur. “Asgjë nuk është marrë për të shpejtuar shërimin e Schumacher”, – thotë Bild, i cili raporton se, ndër të tjera, Michael dëgjon zhurmën e makinës së tij të vjetër të garave. “Pyetjes se si Schumacher është sot, nuk ka përgjigje të shpejtë”, thotë Bild, duke shtuar se kampioni i Ferrarit nuk është më në rrezik për jetën.
“Por ka një arsye pse Schumacher nga aksidenti i pesë viteve më parë nuk është më në gjendje të dalë në publik,” shkruan tabloidi, duke lënë një atmosferë të misterit.
Prandaj gazeta e përditshme gjermane pasqyron mendimin e një neurobiologu të Max-Planck Institut, Tobias Bonhoeffer, i cili thotë se “në përgjithësi këputja e indeve nervore në tru apo palcës kurrizore nuk mund të riparohet. Ky është dallimi me të gjitha indet e tjera njerëzore të tilla si lëkurë apo mëlçisë, qelizat e të cilave rigjenerohen”, dhe se në qoftë se në disa raste të caktuara incidentesh, disa qeliza zëvendësojnë punën e atyre të dëmtuara, “në rastin e një dëmtimi të rëndë në tru, si ai që me sa duket i ka ndodhur Schumacher, nuk ka qeliza nervore të mjaftueshme që mund të bëjnë punën e të tjerëve”.
Për gruan e Schumacher, Corinna, “unë kam një konsideratë të lartë, – thotë shkencëtari, – dhe ajo është për t’u admiruar për mënyrën se si e përballon këtë situatë të vështirë dhe për mënyrën se si nuk komunikon asnjë informacion mbi shëndetin e Michael Schumacher”.