Peshkaqenët që notojnë në brigjet e Floridas mund të jenë duke ngrënë pakot me kokainë që hidhen në oqean nga trafikantët e drogës.
Çdo vit, një sasi e madhe pakosh me lëndë narkotike nxirren në breg nga oqeani dhe më pas konfiskohen nga autoritetet.
Biologu Tom Hird donte të hetonte nëse peshkaqenët janë duke e konsumuar kokainën dhe rezultatet e studimit të tij tashmë po rrëfehen në një shfaqje televzive të quajtur “Peshkaqenët e Kokainës” që do të transmetohet javës tjetër në Discovery Channel.
Shkencëtarja e Universitetit të Florida-s, Tracy Fanara thotë se indiciet për studimin i morën edhe nga historitë që peshkatarët tregojnë për peshq “të varur nga droga.
Pasi kryen një sërë zhytjesh, Hird dhe Fantana vunë re se disa nga peshkaqenët po silleshin në mënyrë aspak të zakontë.
Për shembull, peshkaqeni çekiç, që zakonisht është një specie që i shmang njerëzit, nxitoi që t’u afrohej e të notonte më ta.
Në 18 metra thellësi, një peshkaqen tjetër u pa duke notuar në rrathë, duke u fiksuar në diçka qe nuk ishte aty.
Ata më pas testuan reagimin e peshkaqenëve ndaj pakove të hedhura në ujë që ishin të ngjashme në madhësi dhe formë me pakot e kokainës.
Ata zbuluan se peshkaqenët preferonin këto pako të rreme me kokainë ndaj ushqimeve të tjera të rreme që u hidheshin, si mjellmat.