Pavarësisht reputacionit të tyre si kafshë vetmitare dhe muajve të tërë të gjuetisë në oqean të hapur, një studim ka zbuluar se peshkaqenët tigër pëlqejnë të socializohen.
Miqësitë e tyre shkatërrohen kur njerëzit i joshin ata me ushqim, por këta peshkaqenë nuk janë siç i mendonim.
Ata u studiuan për tre vite dhe u ndoqën me anë të akustikës në “Plazhin e Tigrit”, një vend në veriperëndim të Bahamasit. Kjo zonë është e njohur për zhytjet e turistëve me peshkaqenët, edhe pse vendasit kanë një frikë të madhe ndaj teknikës së përdorur pasi mund të ndryshojë zakonet ushqimore të këtyre kafshëve madhështore të oqeanit.
Studiuesit vunë re se sjellja e peshkaqenëve bëhej më pak sociale kur kompanitë turistike të zhytjeve lëshonin karremat në ujë. Ata shfaqnin një sjellje thuajse indiferente që tregon se nuk ndikohen nga përpjekjet e njerëzve për t’i ushqyer, por nuk tregonin tentativa sulmi ndaj tyre.
Pra, cili është përfundimi? Këto krijesa nuk janë aq vetmitare sa mendonim, por nuk kanë ndërmend të bëhen të varura nga njerëzit për t’u ushqyer dhe preferojnë gjuetinë individualiste.