Një sërfist humbi jetën në një plazh në veri të Kalifornisë si pasojë e sulmit të një peshkaqeni.
26-vjeçari ishte duke bërë sërf në plazhin e Manresa, rreth 100 metra nga bregu kur u sulmua nga një peshkaqeni, lloji i të cilit ende nuk bëhet me dije nga autoritetet e Parkut Shtetërore të Kalifornisë.
Ambulancat dhe ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje, por nuk mund të bënin asgjë për të riun, i cili kishte marrë plagë të rënda.
Sipas autoriteteve sulmet e peshkaqenëve në këtë zonë ka qenë shumë e rrallë, por me mbylljen e plazheve si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ata i janë afruar më shumë bregut.