Bota Peshkaqeni sulmon për vdekje të riun, tmerrohen pushuesit në Egjipt

Peshkaqeni sulmon për vdekje të riun, tmerrohen pushuesit në Egjipt

Një 24-vjeçar rus ka mbetur viktimë e një peshkaqeni në Hurghada të Egjiptit. Ngjarja ka ndodhur vetëm disa metra larg një plazhi i mbushur me njerëz, duke shkaktuar tmerr dhe panik te turistët në resort. Në media dhe rrjetet sociale janë publikuar pamjet e tmerrshme që tregojnë rusin duke luftuar me peshkaqenin, përpara se të vdiste.

“Viktima nuk ishte një turist, por një banor i përhershëm i Egjiptit”, tha konsulli i përgjithshëm rus Viktor Voropayev për agjencinë e lajmeve TASS. Sipas ministrisë egjiptiane të mjedisit, shkaku i sulmit ishte “sjellja anormale” e peshkaqenit, i cili u kap më vonë.

Autoritetet vendase kanë pezulluar lojërat e notit dhe ujit për të paktën dy ditë, teksa njoftuan edhe vdekjen e të riut rus.

“Një sulm peshkaqen ndaj një njeriu rezultoi në vdekjen e tij,” shkroi ministria e mjedisit e Egjiptit në Facebook, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Peshkaqenët e pranishëm në Detin e Kuq, shumë rrallë sulmojnë pushuesit, përveç nëse këta të fundit i kalojnë kufijtë e autorizuar. Në korrik 2022, në të njëjtën zonë, dy turistë vdiqën pas një sulmi peshkaqen. Një nga dy viktimat ishte një austriak 68-vjeçar, i cili vdiq nga një atak në zemër pasi kafsha iu afrua, ndërsa informacioni i përgjithshëm i tjetrit nuk u bë i ditur.

Në vitin 2018 të njëjtin fat pati një turist çek, jashtë një plazhi tjetër egjiptian. Në vitin 2015 një gjerman u sulmua dhe pesë vjet më parë një gjermane.