Shpesh, ai peshkon deri në 1 mijë metra thellësi, duke nxjerrë nga fundi i detit gjallesa tejet të veçanta.
Roman Fedortsov, 39 vjeç, peshkatari nga Rusia publikon në rrjetet sociale gjallesat më të veçanta që arrin të kapë, duke u bërë mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.
Një peshk me tentakula të çuditshme që i dalin nga goja apo një tjetër që duket se nuk është nga kjo botë, janë vetëm disa nga gjallesat tejet të veçanta që peshkatari rus ka fotografuar dhe shpërndarë më pas për mijëra ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
“Në mënyrën e tyre, të gjitha këto krijesa janë të bukura”, shprehet peshkatari. Kryesisht, ai peshkon në Detin Barents, pranë brigjeve veriore të Rusisë, por ai udhëton edhe në pjesë të tjera të botës, deri në Oqeanin Atlantik, pranë Afrikës.