Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, 44 vjeç është ndarë nga jeta tragjikisht ditën e sotme pas një ataku kardiak.
Mësohet se Bogdani u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, sipas të cilëve ish-deputeti mbërriti i pajetë.
Kush ishte Gert Bogdani?
Gerti Bogdani lindi më 7 Korrik 1989 në Tiranë dhe kreu studimet e larta në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Z.Bogdani e nisi karrierën politike në vitin 2007 duke u angazhuar pranë Partisë Demokratike dhe në këtë vit u zgjodh kryetar i Njësisë Bashkiake Nr.10 në Tiranë.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, Gerti Bogdani u zgjodh deputet. Më pas ka qenë kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Në zgjedhjet e 2019, ai u bë anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike duke marrë mbi 70% të votave.
Në vitin 2022, Gerti Bogdani votoi në Primaret e brendshme të Partisë Demokratike për të qenë kandidat për Bashkinë e Tiranës.