Kulturë Petrela, vendbanimi i Donika Kastriotit

Petrela, vendbanimi i Donika Kastriotit

Pamje nga filmi

Petrela ishte vendbanimi i Mamica Kastriotit. Ky fakt historik sillet në vëmendje nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave që publikoi edhe një foto të kohës.

Mamica Kastrioti ishte motra më e vogël e Skënderbeut, e cila pas vrasjes të së shoqit, Muzak Topisë në betejën e Beratit në vitin 1455, mori në dorëzim pronat e tij dhe i udhëhoqi mjeshtërisht ato.

Petrela dhe fortesa e saj çelën portën e pritjes për Mamica Kastriotin dhe familjen e saj, që qëndroi aty për vite me radhë.

Në vendin kodrinoro-malor afërsisht 15 kilometra larg Tiranës, emri i Mamica Kastriotit është gdhendur në sheshin qendror të Petrelës.

Kalaja e Petrelës e cila i ka qëndruar kohës tashmë është kthyer në destinacion turistik ku vizitorë të shumtë shijojnë edhe natyrën e mrekullueshme të zonës.